Juve nuk luan në Ligën e Kampionëve
Juventusi është përshëndetur nga gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve, pas barazimit zhgënjyes ndaj Catanias në transfertë.
Ishin sicilianët ata që luajtën më mirë në këtë sfidë, duke prekur në disa momente fitoren. Pas një tollovie, në zonë më së miri u gjet Matias Silvestre, i cili shënoi për rezultatin 1-0. (24’)
Sidoqoftë, me të filluar fraksioni i dytë, një top të pranuar nga Diego e ndali mirë Claudio Marchisio që shënoi në portën e vendasve (52’) për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar.
Catania ka mundur të sigurojë shumë lehtë dhe fitoren nëse Maxi do të shënonte në mënyrë akrobatike, por goditjen e tij e ndali Gianluigi Buffon.
Sampdoria dhe Palermo u treguan solide duke shënuar fitore ndaj Livornos, respektivisht Sienas për të vazhduar luftën për pozitën e katërt.
Juventusi përveç se është përshëndetur nga Liga e Kampionëve, nëse edhe në dy javët e fundit luan kështu, mund t’i thotë së shpejti lamtumirë edhe Europa League.
Category: Futboll
0 Komente