Leonardo: Mendoj vetëm për të siguruar pozitën e tretë

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai do të flasë për të ardhmen e tij vetëm pasi Milani të sigurojë pozitën e tretë në tabelën e Serie A.
Mediat italiane shkruan së fundi se Leonardo mund të mos jetë më trajner i Milanit dhe mund të largohet që të dielën në mbrëmje, pasi rosonerët të përballen me Genoan. Por braziliani nuk dëshiron të flasë para se Milani të sigurojë pozitën e tretë.
“Nesër është një ditë shumë e rëndësishme, ne duam të përfundojmë debatin për Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj se çfarë do të bëj pasi mendoj vetëm për detyrat e ekipit tash. Është vendimtare për ne të arrijmë objektivin tonë, vetëm pastaj do të flas për gjërat e tjera dhe për të ardhmen”, ka thënë Leonardo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...