Zenden vazhdon edhe një vit me Sunderlandin

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Sunderlandit, Boudewijn Zenden, është pajtuar të vazhdojë për një vit qëndrimin e tij në Stadiumin e Dritave.
Holandezi iu bashkua Maceve të Zeza si transferim i lirë në muajin tetor, ku erdhi nga Marseille së bashku me kapitenin Lorik Cana.
33-vjeçari kishte kushtëzuar klubin të luajë së paku 15 ndeshje këtë sezon për të nënshkruar marrëveshje të re, numër të cilin e kishte arritur që në mars. Sipas babait dhe agjentit të tij ai tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
“Kam qenë shumë i qartë deri tash se Boudewijn Zenden do të qëndrojë në Sunderland. Kontrata e tij shkruante se ai do të fitonte marrëveshje të re nëse luan 15 ndeshje. Ai i ka arritur këtë që në mars”, ka thënë babai i lojtarit për mediat holandeze.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...