Lista përfundimtare e Brazilit, befasi të mëdha
Definitivisht, Carlos Dunga është përkujdesur për befasinë më të madhe para Botërorit, duke bërë të ditur para kohe listën përfundimtare prej 23 futbollistëve, me ç’rast në shtëpi do të qëndrojnë Ronaldinho, Pato, Ronaldo, Adriano dhe Neymar.
Dunga pritet të marrë kritika të mëdha, pasi që në listën tashmë definitive, e ka lënë në shtëpi Ronaldinhon, që konsiderohet befasia e vitit, ashtu si mohimi i shërbimeve të sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato. Në skuadër nuk janë përfshirë as legjendat si Ronaldo dhe Roberto Carlos që edhe ashtu pritej të mos përfshiheshin, ndërsa as paraqitjet e mira të Adrianos nuk e kanë bindur Dungan që ta ftojë atë.
Nga ana tjetër, befasi konsiderohet dhe thirrja për sulmuesin Grafite të Wolfsburgut. Në deklaratën e tij të parë pas publikimit të listës, Dunga tha se Grafite është prototip i Adrianos, që sipas tij është i harxhuar. Ndërsa kur është pyetur për Ronaldinhon ai thjeshtë kërkoi që gazetarët të kalojnë në pyetjen tjetër.
Lista definitive e Brazilit:
Portierët | |
Julio Cesar | Inter |
Heurelho Gomes | Tottenham |
Alexander Doni | Roma |
Mbrojtës | |
Maicon | Inter |
Daniel Alves | Barcelona |
Gilberto | Cruzeiro |
Michel Bastos | Olympique Lyonnais |
Lucio | Inter |
Juan | Roma |
Luisao | Benfica |
Thiago Silva | AC Milan |
Mesfushorët | |
Gilberto Silva | Panathinaikos |
Felipe Melo | Juventus |
Kaka | Real Madrid |
Julio Baptista | Roma |
Josue | Wolfsburg |
Kleberson | Flamengo |
Elano | Galatasaray |
Ramires | Benfica |
Sulmuesit | |
Robinho | Santos |
Luis Fabiano | Sevilla |
Nilmar | Villarreal |
Grafite | Wolfsburg |
Category: Futboll
0 Komente