Merida prezantohet si lojtar i Atletico Madridit
Ish-mesfushori i Arsenalit, Fran Merida, është prezantuar si lojtar i ri i Atletico Madridit në Vicente Calderon, si transferimi i parë i Los Colchoneros për këtë sezon.
Sipas AS, lojtari pati fjalë të mira për ish-menaxherin e tij Arsene Wenger, ndërsa shprehu dëshirën për të shpërthyer në atë që mendon se është kampionati më i fortë në botë.
“Unë do të jap gjithçka për këtë fanellë, ambicia ime dhe puna e rëndë, do të bëjë të mos dështojmë”, ka thënë mesfushori.
Merida është rritur në sistemin e akademisë së Barcelonës, që nga mosha tetëvjeçare, por kaloi tek Arsenali në moshën 15-vjeçare. Ai është një tifoz i njohur i Atleticos, përderisa ka thënë personalisht se e përkrah klubin që nga mosha gjashtëvjeçare.
Category: Futboll
0 Komente