Milito: E merituam LK, mund të largohem

dardanmiftari | Sunday, May 23, 2010 | 0 Komente

Supersulmuesi i Interit, Diego Milito, ishte i ngazëllyer pas trofeut historik në Bernabeu ndaj Bayern Munichut, në ndeshjen ku argjentinasi shënoi dy golat e fitores së Interit.
“Është kënaqësi e madhe për mua. Unë kurrë nuk e kam përjetuar një gjë të tillë dhe jam vërtet i lumtur për Interin. Presidenti Moratti e meriton këtë dhe unë jam vërtet i lumtur për të gjithë sonte”.
“Ky është futbolli dhe jam vërtet i kënaqur. Unë gjithnjë kam punuar shumë për këtë dhe unë gjithnjë kam dhënë maksimumin. Ne e meritojmë trofeun, ekipi, klubi, presidenti dhe të gjithë. Unë jam shumë i lumtur. Unë dua të falënderoj Interin dhe presidentin”.
“A do të qëndroj? Nuk e di. Kam disa oferta të rëndësishme”, theksoi Milito për Sky Sports 24.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...