NBA: Gasol udhëheq Lakersat drejt gjysmëfinales

dardanmiftari | Saturday, May 01, 2010 | 0 Komente

Një shënim i Pau Gasol në sekondat e fundit i ka ndihmuar Los Angeles Lakers të eliminojë Oklahoma City Thunder dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e play-offit të Konferencës Perëndimore.
Gasol u përkujdes që gjuajtja e pasaktë e Kobe Bryant të përfundojë në kosh, kur kishin mbetur më pak se një sekondë deri në fund të ndeshjes, duke i dhënë fitoren 95-94 Lakersave në ndeshjen e gjashtë përballë Thunder, të cilën e eliminon me rezultat 4-2 me ndeshje.
Lakers në rundin e ardhshëm do të takohet me Utah Jazz, ekip që mposhti Denver Nuggets me rezultat 112-104, në ndeshjen e gjashtë mes tyre për t’u kualifikuar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2 me ndeshje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...