City kërkon sulmuesin gjerman Kuranyi

dardanmiftari | Saturday, May 01, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Schalke, Kevin Kuranyi, ka tërhequr vëmendjen e ekipit të Ligës Premier, Manchester City.
Gjermani do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe Bild shkruan se City është duke luftuar me Besiktas, Fenerbahce dhe Dynamo Moskën për të nënshkruar me të si transferim i lirë.
28-vjeçari ka shënuar 18 gola deri tash këtë sezon për Schalke, të cilët janë duke luftuar për titullin e Bundesliga.
“Kevin dhe unë jemi pajtuar të bisedojmë për këtë rast vetëm pas fundit të sezonit”, ka thënë më herët trajneri i Schalkes, Felix Magath.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...