Terry rikthehet kundër Liverpoolit

dardanmiftari | Saturday, May 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se John Terry do të rikthehet në formacionin e parë për ndeshjen vendimtare për titull, atë kundër Liverpoolit.
Blutë udhëtojnë të dielën në Anfield ku do të rikthehet edhe kapiteni, i cili mungoi në fitoren e fundit prej 7-0 ndaj Stoke Cityt, pas kartonit të kuq të marrë kundër Tottenhamit.
“Terry do të luajë pasi ne kemi nevojë për karakterin e tij, kemi nevojë për personalitetin e tij në këtë ndeshje. Ai stërvitet shumë mirë, ai është në gjendje të mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe janë në gjendje të luajnë”.
“Është vështirë ta ndryshosh ekipin që luajti aq mirë kundër Stoke, por Terry duhet të luajë”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...