Sneijder: Barcelona na pengoi festën

dardanmiftari | Sunday, May 02, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka akuzuar Barcelonën për çështjen kontroverse të lëshimit të ujit në fushë pas sfidës kthyese gjysmëfinale.
Pas triumfit të Interit të mërkurën mbrëma, Barcelona lëshoi ujin në mes të fushës, pikërisht në vendin ku po festonte finalen skuadra e Interit.
“Ne fituam, ne ishim të nxehtë dhe na nevojitej ky dush i ftohtë! Ne ishim të lumtur për ujin e lëshuar”, theksoi me ironi Sneijder.
Xavi pohoi pas takimit se uji është lëshuar për të parandaluar tifozët e Interit të hyjnë në fushë.
“Nuk është e vërtetë, gënjeshtër. Ata lëshuan ujin për të na ndaluar festën, por nuk i shkoi për dore. Ne nuk jemi merakosur”, përfundoi Sneijder duke iu referuar deklaratës së Xavit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...