100 milionë për merkaton e Mourinhos

dardanmiftari | Friday, June 04, 2010 | 0 Komente

AS njofton se trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, do t’i kushtojë rreth 100 milionë euro, përforcimi i skuadrës për krijimin e ekipit ideal të tij.
Mourinho ka deklaruar se dëshiron të sjellë tre lojtarë defensivë, ndërsa po spekulohet për mbrojtësin e djathtë të Interit, Maicon dhe atë të krahut të majtë të Lazios, Aleksandar Kolarov, ashtu si një mesfushor defensiv, qoftë Gerrard apo De Rossi. Reali është favorit për firmën e Maiconit, pasi vetë lojtari ka shprehur dëshiron të luajë nën drejtimin e Mourinhos, ndërsa Interi kërkon 35 milionë euro, kurse Reali nuk ofron më shumë se 25 milionë euro. E njëjta vlen edhe për Kolarovin, Reali ofron 15 milionë, ndërsa kërkesat e Lazios janë 20 milionë euro. Për Gerrardin apo De Rossin, Reali është gati të paguajë 30 milionë euro.
Në repartin ofensiv, përforcimi i vetëm pritet të jetë anësori i Benficas, Angel Di Maria. Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro, kurse Benfica po kërkon 40 milionë euro për të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...