48 orë ndajnë Maiconin nga Reali

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Sipas La Gazzeta dello Sport, Real Madridi është duke shpresuar në finalizimin e marrëveshjes për mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë në botë, Maicon.
Që nga koha kur Mourinho u largua në drejtim të Realit, ai është duke e kërkuar Maiconin, ndërsa Real Madridi dhe Interi nuk kanë arritur të pajtohen për shumën e transferimit.
Spekulimet e fundit nga Italia thonë se presidenti i Realit, Florentino Perez, ka biseduar nëpërmjet telefonit me homologun e tij Massimo Moratti, ku dhe besohet se është arritur marrëveshja. Perez ka ofruar rritje të ofertës në 28 milionë euro, por Moratti kërkon edhe dy milionë të tjera. Sipas kësaj gazete, Maicon do të bëhet lojtar i Realit brenda 48 orëve të ardhshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...