Benitez trajneri ideal, Milito qëndron

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Anëtari i bordit të Interit, Marco Tronchetti Provera, pret që Rafa Benitez të jetë njeriu që do të sjellë edhe një titull të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, përderisa nga ana tjetër Massimo Moratti përfundimisht ka thënë se cila është e ardhmja e Militos.
“Ai është trajneri ideal për Interin. Ai ka përvojë ndërkombëtare dhe ka qenë dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe njërën e fitoi. Për këtë arsye, ai di si t’i menaxhojë situatat e rëndësishme te një klub si Interi. Unë mendoj se ai është trajneri i duhur për të ardhmen. Merkato? Të shohim. Afati kalimtar është i gjatë dhe jam i sigurt se Interi do të jetë shumë konkurrues”, tha Provera.
Nga ana tjetër, Moratti u shpreh për të ardhmen e Militos, për të cilën edhe La Gazzeta dello Sport shkroi në mëngjes se do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2014.
“Po, Milito do të qëndrojë, ai nuk do të largohet nga Interi”, citohet të ketë thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...