Bonuse për Nigerinë nëse mposht Korenë

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Futbollistët e Nigerisë do të ketë rastin të fitojnë hiç më pak se nga 30 mijë dollarë, nëse ata mposhtin Korenë e Jugut dhe arrijnë të kualifikohen në fazën e 1/8 të Botërorit.
Më parë Federata nigeriane e Futbollit, kishte vendosur t’i shpërblente me 10 mijë dollarë lojtarët e saj nëse do ta mposhtnin Argjentinën, por duket se tani ka një ngritje të trefishtë, në rast të kualifikimit në fazën e 16 më të mirëve. Nëse Nigeria arrin në çerekfinale, atëherë futbollistët do përfitonin 12 mijë e 500 dollarë shtesë.
Nigeria duhet të shënojë fitore ndaj Koresë së Jugut në Durban dhe të shpresojë që Argjentina ta mposhtë Greqinë, nëse dëshiron të kualifikohet më tej.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...