Cannavaro: Nuk jam fajtor për golat e pësuar

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, ka këmbëngulur se ai nuk është fajtor për golin e pësuar në barazimin befasues prej 1-1 ndaj Zelandës së Re.
“Nuk është gabimi im. Ishte një top dytësor që më goditi, nuk ishte gabimi im, ashtu si ndaj Paraguait, kur De Rossi është dashur ta përcillte lojtarin e tij, por të gjithë po më fajësojnë mua”, theksoi Cannavaro.
Barazimi turpërues i kampionit të botës ndaj Zelandës së Re, e vë atë në vështirësi para rrethit të tretë, kur duhet të mposhtë patjetër Sllovakinë, nëse mendon të kualifikohet më tej.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...