Cannavaro: Titulli tjetër, pas 27 vitesh

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro, u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e futbollit italian, që të zhvillojnë dhe të investojnë në lojtarë të rinj.
Italia ka nëntë lojtarë mbi moshën 30 vjeçare, ndërsa për këtë fakt Cannavaro tha: “Ne duhet të investojmë në lojtarë të rinj. Ne duhet të mësojmë nga kjo humbje, përndryshe do të na duhen edhe 27 vite tjera për ta fituar Kupën e Botës”.
“Kjo është një faqe e zezë në historinë tonë, por nuk mund ta fshijë dot atë që kemi arritur në vitin 2006. Nuk jam i turpëruar të them se kam qarë mbrëmjen e kaluar pas 14 viteve në fanellën Azzure”.
“Me katër yje në gjoksin tuaj, ndiheni të obliguar të fitoni. Është e natyrshme të ndjeni presion, por ne ishim shumë të frikësuar. Unë e pashë këtë në fytyrat e bashkëlojtarëve të mi”, u shpreh Cannavaro, i cili i ka ditët e numëruara në kombëtaren Azzure.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...