James: Ndaj Gjermanisë, ndeshje e zakonshme

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Portieri i Anglisë, David James, ka thënë se ndeshja ndaj Gjermanisë është si çdo ndeshje tjetër, ndërsa gardiani nuk frikësohet për mundësinë që takimi të vendoset në penalti, ku anglezët janë të njohur për dështimet e tyre në të kaluarën.
“Qëllimi është që të fitojmë pas 90 minutave dhe unë kam besim se ne do të bëjmë atë që duhet. Nëse ndeshja shkon në penalti, atëherë Gjermania ka mundësi të dështojë. Çelësi është tek stërvitja. Ne do të stërvitemi dhe do të marrim informata për lojtarët të cilët pritet të gjuajnë penaltitë. Në Euro 2004 në Portugali, mendoj se është parë se nuk kemi pasur qasje në informacione, kështu që është një çështje se kush informohet më mirë dhe kam besim se ne këtë herë do t’ia dalim mbanë”.
“Është sikurse çdo ndeshje tjetër. Ndoshta do të ketë shumë referenca të panevojshme historike, por nëse merremi me faktin se po luajmë ndaj Gjermanisë dhe shikojmë historinë, atëherë kjo mund të ndikojë në paraqitjen tonë”, deklaroi James.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...