Capello: Dy vjet punë për asgjë

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Fabio Capello ka filluar të ketë frikë se puna që ka bërë për dy vite me kombëtaren e Anglisë nuk do të jap frytet e veta, pasi Tre Luanët janë në të buzë eliminimit nga faza grupore e Botërorit të sivjetmë.
“Duket se dy vjet punë ishin për asgjë. Nuk e di se pse dhe si kanë arritur lojtarët në këtë pikë. Stërvitja është e mirë, shumë e mirë, kështu që nuk mund të kuptoj se pse ata nuk e transferojnë planin e tyre të stërvitjes në fushë. Në stërvitje kemi shpejtësi dhe mjaft ndjesi, por nuk është e mundur që ata ta ndryshojnë edhe shpejtësinë”.
“Ndaj Algjerisë kemi qenë vërtetë, vërtetë të ngadalshëm dhe në këtë Botëror, nëse nuk vrapon, nëse nuk bën presion, nëse nuk lufton, atëherë bëhet shumë e vështirë. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur sepse punoni shumë për 20 ditë, i bëni të gjitha përgatitjet, shihni gjithçka në stërvitje dhe më pas në fushë është krejtësisht ndryshe. Kjo është arsyeja pse nuk jam i kënaqur”.
“Ne përgatitëm gjithçka si duhet në kohë, por kur si menaxher nuk sheh atë që ke përgatitur në fushë, atëherë është shumë e vështirë”, deklaroi menaxheri ‘nën zjarr’, Fabio Capello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...