Cerezo i bindur se Aguero do qëndrojë
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, është i bindur se do të arrijë ta mbajë në klub superyllin Sergio Aguero.
Cerezo dje konfirmoi se është në përfundim të negociatave për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e Rennes, Rod Fanni dhe atë të Deportivo La Coruna, Luis Filipe, ndërsa tha se Sergio ‘Kun’ Aguero do të jetë në ekip edhe sezonin e ardhshëm.
“Lojtarët luajnë aty ku duan të luajnë dhe unë mendoj se Kun dëshiron të luajë për Atletico Madrid. Sezonin e ardhshëm ai do të jetë me ne pa kurrfarë problemi”, ka thënë Cerezo.
Category: Futboll
0 Komente