Edhe Belleti largohet nga Chelsea

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Eksodi i lojtarëve të Chelseat është duke vazhduar. Viktima e radhës e operacionit të ashtuquajtur ‘spastrimi blu’ është braziliani Juliano Belletti.
33-vjeçari Belletti iu bashkua Chelseat në vitin 2007 nga Barcelona, ndërsa gjatë kësaj kohe ai pati 94 paraqitje në fanellën e Chelseat. Kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji dhe ai është i lirë të largohet si transfer i lirë në ndonjë skuadër tjetër.
Këto largime të skuadrës londineze, shihen si përpjekje të lirimit të hapësirës së skuadrës për lojtarët e rinj nga akademia, Patrick van Aanholt dhe Jeffrey Bruma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...