Roma prezanton Adrianon

dardanmiftari | Wednesday, June 09, 2010 | 0 Komente

Adriano - Roma Roma ia ka prezantuar publikut në stadiumin Flaminio, transferin më të ri, sulmuesin brazilian Adriano, ndërsa pas prezantimit, Adriano foli në prani të publikut për atë që mendon për klubin kryeqytetas.
“Unë bisedova me Ranierin dhe ai më tha që më ka kërkuar edhe në kohën kur ishte te Chelsea. Unë gjithashtu kam biseduar me Tottin dhe De Rossin dhe kuptova që kjo është një familje”.
“Ata më thanë, që së bashku mund të fitojmë dhe ta bëjmë Romën një ekip më të madh dhe më të mirë”, theksoi Adriano.
Adriano e ka zgjedhur fanellën me numër tetë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...