Evra: E vërteta, brenda javës

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Francës, Patrice Evra, ka thënë se ai do ta zbulojë të vërtetën prapa skandalit francez brenda kësaj jave, në një konferencë të veçantë për shtyp.
“Mendoj se nuk është koha për të dhënë llogari, por koha për të kërkuar falje. Kjo kërkim falje është për miliona francezë. Unë desha ta bëja dje, por trajneri Raymond Domenech nuk më la”.
“Unë do të mbaj një konferencë për shtyp brenda kësaj jave. Populli francez duhet ta dijë të vërtetën, sepse ekipi i Francës, u takon francezëve. Ne ishim të pakënaqur për vendimin e marrë për Nicolas Anelkan, por gjithçka do të dini shumë shpejtë. Unë do të detajizoj çdo gjë në një konferencë për shtyp… Do t’u njoftoj gjatë javës”, ka thënë Evra pas ndeshjes turpëruese ndaj Afrikës së Jugut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...