Fabregas: Guardiola ishte idhulli im

dardanmiftari | Thursday, June 24, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka vënë edhe më shumë ‘benzinë në zjarr’, pasi deklaroi se idhulli i tij i fëmijërisë ishte trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola.
“Josep Guardiola ka qenë gjithmonë idhulli im, që nga fëmijëria. Unë kam luajtur në pozitën e tij dhe e njoh mjaft mirë atë. Trajneri im (Guardiola), më dha një fanellë të nënshkruar nga ai”, theksoi Fabregas, që ka filluar ta konsiderojë Guardiolan tashmë trajner të tij.
“Trajtimi që ma dhanë njerëzit në Barcelonë sa isha atje për dy muajt e rikuperimit nga lëndimi ishte i mirë. Njerëzit më trajtuan vërtetë mirë”.
“Wenger? Ai do të thotë gjithçka për mua. Ai është njeriu që e vuri besimin në mua. Pa të, nuk e di nëse do të isha sot një futbollist profesionist. Unë ia kam borxh shumë atij, ndërsa kam afeksion të veçantë për të”, ka deklaruar Fabregas për radio Ona FM.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...