FIFA mohon konspiracionin

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

FIFA, Meksika dhe Uruguai kanë mohuar spekulimet se Grupi A mund të jetë subjekt i konspiracionit.
Meksika dhe Uruguai kanë nga katër pikë dhe e kryesojnë grupin A, ndërsa Franca së bashku me Afrikën e Jugut kanë nga një pikë. Me një barazim të mundshëm mes Meksikës dhe Uruguait, që të dy këto kombëtare do kualifikoheshin, me çka do të eliminohej Franca.
FIFA nëpërmjet një komunikate ka mohuar spekulimet për konspiracion, duke thënë se do të respektohet rregulla e ‘fair-play’. Ekziston frikë se mund të përsëritet skenari i evropianit të vitit 2004, ku Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2, me ç’rast e eliminuan Italinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...