Van Bommel: Ishte ndeshje nervash

dardanmiftari | Saturday, June 19, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Holandës, Mark Van Bommel, ka lëvduar rëndësinë e fitimit të të trija pikëve ndaj Japonisë në ndeshjen që u zhvillua pasditen e të shtunës.
“Rezultati ishte i rëndësishëm, nëse e shikuat këtë ndeshje. Ne e kërkonim fitoren. Japonia luajti në mënyrë defensive, ne kemi pritur që ata të jenë më agresivë dhe më ofensivë. Ishte një ndeshje nervash”.
“Natyrisht, ne patëm fat te goli, por në fund do të shënonim dhe dy gola nga ato dy kundërsulme. Por, edhe Japonia pati disa raste”, deklaroi Van Bommel.
Holanda është më pranë se kurrë kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror, pasi që i ka mbetur vetëm edhe ndeshja ndaj Kamerunit më 24 qershor për ta vulosur këtë dhe për të mësuar se kush do jetë kundërshtari i radhës në fazën eliminatore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...