Rooney u kërkon falje tifozëve
Pas dështimit për të mposhtur Algjerinë dhe pas deklaratës së Rooneyt ku fajësoi tifozët për dështimin e kombëtares angleze, protagonisti kryesor ka kërkuar falje për prononcimin e tij.
“Mbrëmjen e kaluar, në reflektimin e parë kam thënë gjëra nga nxehtësia e momentit, të cilat erdhën nga frustrimi si i paraqitjes ashtu dhe i rezultatit. Nga ana ime, unë kërkoj falje për ndonjë deklaratë që lëndoi dikë në fund të ndeshjes”, theksoi Rooney.
Anglia do të përballet me ‘ditën e gjykimit’ të mërkurën, kur do të duhet të mposhtë patjetër Slloveninë për të kaluar më tutje.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente