Franca eliminohet kokulur

dardanmiftari | Tuesday, June 22, 2010 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Francës ka zhvilluar njërin prej botërorëve më të këqij në histori, duke u eliminuar që në fazën grupore pas dy humbjesh dhe një barazimi të vetëm.
Afrika e Jugut ka mposhtur Francën para një atmosfere impozante në stadiumin Free State të Bloemfoentin, me rezultat 2-1.
Me të filluar takimi, jugafrikanët u tregun shumë më të përqendruar se francezët, të cilët qartë shfaqën situatën jo të mirë morale.
Bongani Khumalo shfrytëzon një gabim të portierit Hugo Lloris, duke shënuar me kokë për epërsinë e parë të Afrikës së Jugut dhe elektrizimin e vuvuzelave (20’).
Gjashtë minuta më vonë, Joan Gourcuff përshëndetet me karton të kuq nga Botërori, pas përdorimit të bërrylit në kundërshtarin e tij Sibaya.
Pas një depërtimi të mirë të Tshabalalas, në zonë arriti të harkojë Masilela, që e gjeti të vetmuar sulmuesin Katlego Mphela (37’), i cili shënoi golin e dytë për nikoqirët.
Në gjysmën e dytë, Franca u shfaq më e stabilizuar dhe si rezultat shënoi golin e nderit dhe të vetmin në këtë Botëror, me anë të Florent Maloudas që realizoi pas asistimit të Franck Ribery.
Përkundër fitores, rezultati i Afrikës së Jugut nuk ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej, pasi që me pikë të njëjta, por me golaverazh më të mirë, u kualifikua Meksika që u mposht nga Uruguai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...