Koren: Do ta eliminojmë Anglinë

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Sllovenisë, Robert Koren, ka lansuar sulmin e parë në drejtim të kombëtares angleze, të cilën është duke e kërcënuar me eliminim, para ndeshjes ‘o jetë o vdekje’ që zhvillohet të mërkurën.
“Nëse e dimë se do të na duhet vetëm një barazim ndaj Anglisë, do ishte mirë ta rezervojmë aeroplanin dhe të kthehemi menjëherë në shtëpi. Ne do të bëjmë gjithçka në fuqitë tona për të fituar një rezultat që do të na dërgojë në fazën tjetër dhe ne do të tentojmë të fitojmë”, theksoi Koren.
Por, kjo nuk është e tëra. Koren thotë se ka edhe disa hesape të pa sqaruara me Anglinë, pas miqësores së fituar të Anglisë ndaj Sllovenisë në shtator, kur Rooney fitoi një penalti, duke e lënduar qëllimisht mbrojtësin Bostjan Cesar.
“Reagimi i futbollistëve anglez nuk ishte i mirë. Rooney dhe të tjerët e bënë gjithë atë. Ne e dimë atë dhe natyrisht që na kujtohet. Unë nuk do të them se Bostjan Cesar do të dal dhe do t’ia thyejë këmbët Rooneyt, por atij i kujtohet mjaft mirë çfarë ndodhi. Do të jetë ndeshje e drejtë, por e vështirë”, deklaroi Koren.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...