Moyes e Hodgson, në listën e Liverpoolit
Sipas Sunday Express, Liverpooli dëshiron të provokojë rivalin lokal, Everton, me një ofertë për menaxherin skocez David Moyes, ndërsa një tabloid tjetër pohon se Roy Hodgson është në krye të listës.
Pas largimit të detyruar të Benitezit (largim për të cilin pronarët e Liverpoolit është dashur të paguajnë kompensim prej tre milionë eurosh), nuk besohet se pronarët do të dëshirojnë të paguajnë një thyerje të kontratës së Moyes, për të cilin Evertoni do kërkonte shuma marramendëse, ndërsa Moyes nuk besohet se do të thyejë besnikërinë e tij prej tetë vitesh qëndrimi në Godisson Park.
News of the World nga ana tjetër pohon se Liverpooli është duke menduar seriozisht punësimin e menaxherit të Fulhamit, Roy Hodgson, reputacioni i të cilit u ngrit pasi dërgoi klubin nga Craven Cottage në finalen e Europa League. Megjithatë, për trajnerin e ri do të kërkohen mendimet e Fernando Torresit dhe Steven Gerrardit, si dy lojtarë kryesorë, të cilët spekulohet se mund të largohen.
Category: Futboll
0 Komente