Robben: Holanda mund të arrijë diçka

dardanmiftari | Thursday, June 17, 2010 | 0 Komente

Holanda dështoi të linte përshtypje në ndeshjen e parë të Botërorit, Afrika e Jugut 2010, por futbollisti kryesor Arjen Robben ka deklaruar se skuadra e tij ka potencial të mjaftueshëm për të arritur diçka në Afrikën e Jugut.
“Pritjet janë të mëdha. Ju shkoni në Botëror për ta fituar titullin. Të gjitha kombëtaret shkojnë për ta fituar, por duhet të jemi realistë dhe të themi se është shumë e vështirë”.
“Ka shumë ekipe të mëdha në Botëror me shumë cilësi. Por, unë mendoj se ne kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe mendoj se ne mund të arrijmë diçka në Afrikën e Jugut”.
“Të gjithë kanë favoritët e tyre, por e kaluara ka treguar se jo gjithmonë favoritët e marrin titullin. Të gjithë flasin për Brazilin, Argjentinën dhe Spanjën, ose dy apo tre emra tjerë. Natyrisht, këto janë kombëtare të forta, por unë mendoj se kanë mbetur edhe disa kombëtare që mund të na befasojnë”, deklaroi Robben për faqen zyrtare të FIFA-s.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...