Robben: Kjo nuk është e tëra

dardanmiftari | Friday, June 25, 2010 | 0 Komente

Arjen Robben u paraqit për herë të parë në Botëror në ndeshjen ndaj Kamerunit, duke lënë shenjë menjëherë pasi përgatiti golin e Hutenlaarit, por holandezi që për pak sa nuk qau në prononcimin për media pas ndeshjes dhe ka kërcënuar kundërshtarët e ardhshëm të kampionatit.
“Ky është një moment i rëndësishëm për mua. Kjo është puna që kam bërë më parë. Ka mbetur edhe rrugë e gjatë për t’u bërë. Unë do të luftoj shumë dhe ta shoh si shpërblim që jam kthyer në fushë. Njerëzit nuk e dinë se nuk është dhe aq lehtë të lëndohesh”.
“Por, më duhet të jem i sinqertë me veten, unë ende nuk jam 100 për qind i gatshëm. Tani kam edhe katër ditë të tjera për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Jam krenar që u ktheva, por unë mendoj se kam edhe ca punë të pakryera”, deklaroi Robben.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...