Roma interesohet për Isla
Agjenti mesfushorit të Udineses, Mauricio Isla, ka zbuluar se trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është një fans i madh i lojtarit.
Duke folur për ‘Il Romanista’, agjenti i Isla, Leo Rodriguez, është pyetur nëse ka përparime në negociatat për transferimin e klientit të tij.
“Duhet të presim derisa të kryhet Kupa e Botës. Për momentin nuk ka asgjë të re për t’u raportuar, por mund të konfirmoj se Ranieri e pëlqen atë”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Category: Futboll
0 Komente