Ronaldo i lumtur me golin

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo duke shënuar golin. Superylli portugez Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur për golin e shënuar në fitoren prej 7-0 ndaj Koresë së Veriut.
“Goli im ishte qesharak për t’u shënuar. Unë jam shumë i kënaqur. Shënimi i shtatë golave në një ndeshje të Botërorit, nuk është gjë e lehtë për t’u bërë. Mendoj se bashkëlojtarët e mi meritojnë përgëzime”.
“Tre ose katër lojtarë merituan të shpalleshin lojtarë të ndeshjes, por sipas meje ai ishte Tiago”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...