Ronaldo mbështet Rooneyn

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo ka mbështetur Wayne Rooneyn, duke këmbëngulur se ylli i Anglisë do të luajë mirë për kombëtaren e tij.
“Wayne Rooney tentoi shumë, por ai nuk luajti vetëm. Kur nuk vjen, kur nuk shënoni gol ose nuk luani mirë, faji gjithnjë u mbetet lojtarëve më të mëdhenj. Por Wayne Rooney është lojtar i madh dhe do të bëjë punë të mirë”, theksoi Ronaldo për BBC.
Kjo mbështetje e Ronaldos për Rooneyn është e pazakontë, kur dihet se që të dy kishin pasur një konflikt në Botërorin e kaluar, kur Ronaldo detyroi gjyqtarin e takimit të ndeshjes Portugali-Angli, t’ia tregojë kartonin e kuq Rooneyt, me ç’rast u eliminua edhe kombëtarja e Anglisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...