Hitzfeld: Ky Botëror, plot befasi

dardanmiftari | Monday, June 21, 2010 | 0 Komente

Duket se përzgjedhësit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, nuk i është rritur dhe aq mendja, përkundër faktit se arriti ta mposhtë Spanjën, duke thënë se është e zakonshme që të ketë befasi në një Botëror.
“Ne kemi arritur të fitojmë tre pikë ndaj Spanjës dhe askush nuk e priti këtë. Ne jemi në një pozitë shumë të mirë, por ne duhet të kemi kujdes nga Kili, të cilët janë favoritë për shkak të përvojës së madhe që kanë në përfaqësuese. Në kualifikime ata u kualifikuan me një pikë më pak se lideri Brazili, ndërsa kjo na tregon më shumë se me çfarë ekipi kemi punë. Do të ishte gabim të mbivlerësojmë veten”.
“Unë mendoj se favoritët, ekipet e forta, gjithmonë kanë shumë presion gjatë fazës grupore, pasi që të gjithë e kanë për detyrë të kalojnë në fazën tjetër. Gjithmonë ka luftë, frika për të dështuar dhe nëse vuani bëheni nervozë. Ky është momenti kur jofavoritët kanë mundësi për të krijuar befasi”, deklaroi Hitzfeld në konferencën për shtyp, ku shtoi se po të ishte trajner i Francës, do të largohej menjëherë nga posti, pas zhvillimeve shokuese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...