SHBA mposhtin Australinë

dardanmiftari | Sunday, June 06, 2010 | 0 Komente

Autori i dy golave për SHBA-të, Edson Buddle Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Australinë me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Roodenpoort, në afërsi të Johannesburgut.
Sulmuesi Edson Buddle hapi rezultatin pas katër minutash lojë, ndërsa Tim Cahill barazoi në minutën e 19-të. Por Buddle riktheu epërsinë për amerikanët pas gjysmë ore lojë dhe zëvendësuesi Herculez Gomez vulosi rezultatin në kohën shtesë.
Në miqësoren tjetër, nikoqiri i Kupës Botërore, Afrika e Jugut, ka vazhduar formën e mirë duke shënuar fitore 1-0 ndaj Danimarkës me golin e shënuar nga Katlego Mphela.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...