Tabarez paralajmëron më shumë nga Uruguai
Pas fitores së madhe prej 1-0 ndaj Meksikës dhe sigurimit të vendit të parë në Grupin A, përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez ka thënë se ende pritet më e mira nga ekipi i tij.
“Nuk mendoj se kemi arritur atë që kemi dëshiruar. Ne kemi treguar se jemi ekip i vështirë për të hyrë në duele dhe nëse shikoni historinë tonë nëpër Botërore, atëherë unë jam i kënaqur”.
“Si trajner jam shumë i kënaqur që shoh se si është përfshirë grupi im. Kjo është një skuadër e shkëlqyer, ka kohezion dhe miqësi mes lojtarëve, ata janë shumë të përkushtuar në punën që e bëjnë. Ata kanë arritur të zgjohen nga gjumi, kur kanë rënë në gjumë. Ata kanë bërë një punë të papërsëritshme”, tha Tabarez për AFP.
Category: Afrika e Jugut 2010
0 Komente