Agjenti i Balotellit në Angli

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, duket se është shumë pranë largimit nga Interi, pasi që pritet t’i bashkohet ose Manchester Cityt ose Manchester Unitedit, gjë për të cilin ka udhëtuar agjenti Mino Raiola në Angli.
Il Corriere dello Sport spekulon se Raiola do të dëgjojë ofertat e të dyja klubeve, të cilat po e kërkojnë me ngulm Balotellin. Dhe, cilido klub që ia përmbush kërkesat Balotellit, do të duhet t’ia paguajë 40 milionë euro Interit.
Interi do ta lejonte largimin e Balotellit për këtë çmim dhe besohet se një marrëveshje do të arrihet. Nga ana tjetër, negociatat për Maiconin janë duke stagnuar ende, pasi që Reali nuk dëshiron të paguajë 35 milionë euro, aq sa kërkohet nga Massimo Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...