Mueller i kënaqur me çmimet e fituara

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Anësori gjerman, Thomas Mueller, nuk mund të besojë që ai e ka fituar edhe Këpucën e Artë edhe çmimin e Lojtarit të Ri më të Mirë në Afrika e Jugut 2010.
20-vjeçari shënoi pesë gola në Afrikën e Jugut, por derisa edhe David Villa, Wesley Sneijder dhe Diego Forlan po ashtu shënuan pesë herë, tre asistimet e Mueller e kanë parë atë të kryesojë para treshes për çmimin kryesor.
“Kjo është një gjë e mrekullueshme për një të ri në Kupën Botërore. Nëse dikush do të më kishte thënë se do të përfundoja në krye, do të kisha thënë se bën shaka. Është një nder sigurisht, por në fund të ditës më parë do ta kisha zgjedhur vetë Kupën e Botës”, ka thënë Muller.
Ylli i Bayern Munich po ashtu ka mposhtur të nominuarit tjerë si Giovani Dos Santos nga Meksika dhe mesfushorin ganez Andre Ayew për të fituar edhe çmimin e Lojtarit të Ri, pasi ndihmoi ekipin e tij të përfundojë në pozitën e tretë në Botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...