Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Berlusconi: Milani, klubi më i suksesshëm në histori

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se dëshiron të vazhdojë të mbetet president i asaj që e quajti ai ‘skuadra më e suksesshme në histori të futbollit’, duke thënë se do ta nderonte presidentin e Panamasë me një miqësore ndaj Milanit.
“Unë i premtova presidentit Martinelli se do t’ia dërgoja Milanin tim në Panama. Ne jemi klubi më i suksesshëm në histori të ekipeve, me më shumë tituj ndërkombëtar dhe unë jam presidenti që ka fituar më së shumti. Ekipi që është i dyti është Real Madridi dhe emri i presidentit është Santiago Bernabeu. Ata ia lanë emrin stadiumit në nderë të tij, por ai ka fituar vetëm gjysmën e trofeve që i kam fituar unë”.
“Unë do të jem president i Milanit edhe për 25 vite tjera dhe për këtë dua të fitoj më shumë tituj. Një ditë, unë do ta dërgoj Milanin tim në Panama, por dua t’ia bëj me dije presidentit se nuk do të jetë i kënaqur me rezultatin”, deklaroi Berlusconi për Tuttosport.