Pele: Maradona nuk është strateg
Legjenda braziliane, Pele, ka lansuar sulmin e tij të radhës në drejtim të rivalit të tij të librave të historisë së futbollit, Diego Maradonës, pasi ka thënë se ai nuk është trajner i mirë, duke mos lënë pa theksuar as lojën e mërzitshme të Brazilit.
“Çfarë lloj loje është ajo kur ai tenton ta kontrollojë lojën me anë të një sulmuesi?”, theksoi Pele duke iu referuar rolit thelbësor të Lionel Messit te Argjentina, për të shtuar më pas, “Nuk kam problem me Maradonën, vetëm se nuk mendoj se është trajner i mirë. Ai ka një stil të jetesës së një rrugaçi dhe kjo rallë herë është pozitive për ekipin”.
“Brazili? Unë kam qenë sulmues dhe gjithmonë kam kërkuar të shënoj gola. Ajo ishte gjëja më e rëndësishme, sepse ajo i inkurajonte tifozët. Ekipi aktual i Brazilit luan me kundërsulme dhe nuk e kontrollon topin mirë. Vullneti dhe dominimi për të kontrolluar kundërshtarin e për të pasur topin nuk ekziston më”, përfundoi Pele.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente