Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Carvalho fajëson repartin sulmues

Portugalia ka vuajtur në sulm në ndeshjen e Botërorit ndaj kombëtares së Spanjës, sipas mbrojtësit veteran, Ricardo Carvalho
Mbrojtësi i Chelseat personalisht pati një paraqitje të mirë në Afrikën e Jugut, duke pranuar vetëm një gol në 360 minuta, por megjithatë e ka parë veten në aeroplan për në shtëpi, pasi Portugalia u mposht me rezultat minimal nga Spanja,
“Mendoj se keni nevojë për një ofensivë më të madhe. Ne mbrohemi mirë, por duhet të krijoni më shumë shanse për të shënuar. Ne vetëm luanim në kundërsulme dhe mendoj se duhet të jepni më shumë për të fituar”.
“Sigurisht, ne kishin një ose dy shanse dhe nëse shënoni atëherë kjo do të jetë më ndryshe. Por në fund ne duhet të bëjmë më shumë në aspektin ofensiv për të fituar ndeshjen”, ka thënë Carvalho.