Edhe Chelsea pas Muller
Kampioni i Ligës Premier, Chelsea, raportohet se është i interesuar për sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller.
Burime nga Gjermania bënë të ditur se Chelsea ka futur në listën e opsioneve disa lojtarë të Bundesligës përfshirë Muller dhe yllin e Werder Bremen, Mesut Ozil.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, ka ndarë 40 milionë funte për të harxhuar për të dy yjet e kombëtares gjermane në Kupën e Botës.
Në anën tjetër, edhe menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson po ashtu është admirues i Muller, i cili 12 muaj më parë ka luajtur për ekipin B të Bayernit.
Category: Futboll

















0 Komente