Blanc lë në shtëpi ‘Francën e Botërorit’

dardanmiftari | Friday, July 23, 2010 | 0 Komente


Laurent Blanc

Laurent Blanc ka përjashtuar të gjithë 23 lojtarët e kombëtares franceze të cilët morën pjesë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.
"Laurent Blanc ishte dëgjuar të premten, më 23 korrik nga Këshilli Federal, të cilit ia prezantoi stafin e tij dhe projektin e tij sportiv. Ai gjithashtu i propozoi Këshillit Federal, i cili u pajtua, që të lihen jashtë përbërjes për miqësoren ndaj Norvegjisë të gjithë 23 lojtarët që morën pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut", shkruan në komunikatën e lëshuar nga Federata Franceze e Futbollit (FFF).

Ky hap i Blanc shihet tejet pozitiv në kohën kur Franca po tenton të rigjejë formën e saj në nivelin e kombëtareve, pas skandaleve të njëpasnjëshme në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...