Del Bosque: Fituam me fat
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka pranuar se skuadra e tij ishte me fat që kaloi në gjysmëfinale, pas duelit të vështirë ndaj Paraguait.
“Ka qenë shumë ndeshje e vështirë, shumë ndeshje e papërshtatshme, por kjo është ajo që kemi pritur, ata nuk na lanë ta luajmë lojën tonë. Në kohën time, ekipi kombëtar i Spanjës nuk është ndjerë kurrë aq i paakomoduar ose i pasaktë në pasime. Por, tani është një moment i mrekullueshëm për futbollin spanjoll dhe loja jonë është në maje”.
“Ne nuk luajtëm tmerrësisht mirë, por ne jemi të kënaqur pasi që e dimë se kemi të gjitha resurset e nevojshme për t’u përballur me çdo rival, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë”.
“Është një moment i mrekullueshëm për futbollin spanjoll. Ne mposhtëm Gjermaninë në finale të Euro 2008, por ata janë një nga ato ekipet elitare dhe unë mendoj se kjo tregon vlerat e futbollit evropian”, tha Del Bosque.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente