Gerrard: Të përdoret teknologjia
Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, i shtohet radhës së personaliteteve të futbollit që kanë kërkuar përdorimin e teknologjisë në futboll.
I pyetur nëse do të kishte efekt përdorimi i gjyqtarëve prapa portës, sikurse në Europa League, Gerrard tha: “Ishte sukses. Pse të mos përdorej ai sistem në Botëror. Nëse do të ishte ndonjë gjyqtar prapa golit gjerman, atëherë Anglia do të mund të ishte në Botëror tani”.
“Kur merren këto vendime, ato merren vetëm nga gjyqtarët. Ata nuk e luajnë lojën, apo jo? Vendimi për mos pranimin e golit të Frank Lampard ishte shokues. Unë isha 25 metra larg dhe e kam parë qartë se e ka kaluar vijën, kështu që nuk e kuptova se pse anësori nuk e aprovoi. Ai ishte diku rreth 20 metra larg, që është zhgënjyese për këtë nivel, ndërsa shpresoj se kjo e hap përsëri debatin për teknologjinë në vijën e golit. FIFA duhet ta shqyrtojë këtë, sepse ajo çfarë na ndodhi ishte e frikshme. Mendimi im është se duhet të aplikohet teknologjia në futboll dhe e di se nuk jam i vetmi që jam duke e menduar këtë”.
“Ne kemi shumë ndryshime të rregullave përgjatë viteve, shumica prej tyre të mira, por nuk mund të kuptoj se pse ka aq shumë kundërshtime për teknologjinë, sepse ne po flasim për vendime të cilat mund të vendosin gjëra të mëdha si Kupën e Botës. Çfarë do të ndodhë është se vendimi do të merret nga njerëz të cilët nuk luajnë futboll dhe se nuk janë të prekur drejtpërsëdrejti nga këto gabime. Pse nuk pyeten kurrë lojtarët? Jam i sigurt se shumica prej tyre do të votonin pro teknologjisë në vijën e golit”, deklaroi Gerrard.
Category: Afrika e Jugut 2010

















0 Komente