Fabregas: Jam krenar që luaj për Arsenalin

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, nuk ishte në disponim që të komentonte mbi të ardhmen e tij, pas festimeve të mëdha me rastin e fitimit të Kampionatit Botëror.
“Gjithë ajo që mund të them është që ky Botëror është për të gjithë lojtarët dhe tifozët e Arsenalit, jemi një klub i klasit botëror. Unë jam lojtar i Arsenalit dhe jam krenar për këtë”, deklaroi Fabregas.
Është thënë se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, do të takohej me Arsene Wengerin në Afrikën e Jugut, por nëse ata janë takuar dhe nëse kanë arritur marrëveshje, kjo ende nuk dihet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...