Reali dorëzohet për Maicon, Gerrard i moshuar

dardanmiftari | Monday, July 12, 2010 | 0 Komente

Super agjenti Ernesto Bronzetti ka deklaruar se Real Madridi është dorëzuar në garën për mbrojtësin e djathtë të Interit, Douglas Maicon, ndërsa nga ana tjetër ka mohuar se madrilenët do të tentojnë të transferojnë mesfushorin Steven Gerrard, për shkak se ai është i moshuar.
“Mourinho është i bindur se mund ta lë Sergio Ramosin në krahun e djathtë dhe tani ai është në kërkim të një mbrojtësi qendror apo mesfushori si Gerrard. Reali nuk ka bërë ofertë për Maiconin, Interi kishte kërkuar 35 milionë euro për të”.
“Kaka do të qëndrojë te Reali, por presidenti Florentino Perez nuk pajtohet me transferimin e Gerrardit, sepse ai është 30 vjeçar dhe ai nuk dëshiron të dëgjojë më për këtë çështje. Plus, Liverpooli kërkoi 70 milionë euro”.
“Ibrahimovic? Ai do të qëndrojë aty ku është. Nuk e di se si do të largohet ai për Manchester Cityn. Unë bisedova me presidentin Sandro Rosell dhe ai është i bindur se Ibra do të qëndrojë te Barcelona. Tregu spanjoll i transferimeve është i dobët. Reali do të shpenzojë me kujdes, jo si vitin e kaluar. Chiellini te Reali? Jo, absolutisht që jo. Unë mendoj se në fund të merkatos do të transferohet mbrojtësi i Portos, Bruno Alves”, deklaroi njeriu që kishte parashikuar transferimet e Kakas dhe Ronaldos te Reali, para se ato të finalizoheshin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...