Legjenda portugeze, Luis Figo, ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldon dhe qëndrimin e tij pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori, Afrika e Jugut 2010.Figo gjithashtu kishte qenë kapiten i Portugalisë gjatë karrierës së tij, ndërsa nuk ishte aspak i kënaqur me reagimin e liderit të ekipit pas eliminimit nga Botërori.
“Ndoshta mendimi im për kapitenin është i ndryshëm nga njerëzit tjerë, por një kapiten, pa marrë parasysh suksesit apo dështimit, ai duhet të mbrojë ekipin. Në momente të vështira, ai duhet të jetë pranë ekipit”, theksoi Figo.
