Rosell: Ju premtoj, do të jemi në maje

dardanmiftari | Thursday, July 01, 2010 | 0 Komente

Presidenti i ri i Barcelonës, Sandro Rosell, ka thënë se ai do të përkujdeset që Barcelona të jetë në maje të skenës së futbollit evropian, si klubi më i mirë në botë.
“Unë e vë veten në shërbim tuajin për ta bërë këtë Barcelonë reflektim të tifozëve të saj dhe shembull për klubet tjera në botë. Ne i kemi vënë qëllimet tona dhe ekziston një precedent për këtë, por ne kemi nevojë për më shumë. Ne jemi Barcelona, klubi që ka më shumë lojtarë në Botërorin e sivjetmë. Por, ne jemi më shumë, mijëra anëtarë, miliona tifozë dhe një ideal i përbashkët që na bën ta padukshëm. Ne jemi Barcelona dhe ne i përgjigjemi kësaj sfide. Unë ju premtoj se do të jemi në maje. Rroftë Barcelona!”.
“Ne do të kemi transparencë dhe vlerat e këtij klubit do të jenë tonat. Ne kërkojmë një projekt të qëndrueshëm, por dhe një që është ambicioz. Ne do ta kemi Camp Nou të rimodeluar për të reflektuar majën e të arriturave tona” ka thënë Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...